Këto gjëra përfiton truri juaj nga leximi i librave

Këto gjëra përfiton truri juaj nga leximi i librave

Është koha kur njerëzit leximin e vetëm që e bëjnë është një ndër artikujt që gjejnë nëpër internet, dhe leximi i librave është bërë shumë i rrallë. Gjithsesi hulumtues nga Universiteti i Leedsit bëjnë të ditur se njerëzit duhet gjithmonë e më shumë të lënë anash telefonat e tyre dhe të mundohen të lexojnë libra për ditë.  

 Këto janë disa nga benefitet e leximit të librave:

Simulimi mendor

Studimet tregojnë se simulimi mendor largon rrezikun nga sëmundjet e harresës dhe çmendurisë. Truri ose përdoret ose e humbet, thonë shkencëtarët. Qasja sa më e rrallë në informacione bën që lidhjet e neuronëve nëpër rrugët e tyre të humbet. Ju mund të kontriboni në rënien e punës së trurit të juaj nëse nuk e sfidoni atë.

Reduktimi i stresit

A e keni vërejtur se si stresi largohet kur kapni diçka të lexoni? Sipas një studimi leximi ulë nivelet e stresit deri 68%.

Rritje e aftësive sociale

PËr disa leximi i librave është një mënyrë që të largohen gna bota e vërtet dhe njerëzit. Por, studimet tregojnë se leximi përmirëson aftësitë sociale.

Rritje e fjalorit personal

Sa më shumë lexoni, aq më shumë fjalëve u ekspozoheni. Duhet të e keni në mendje se një njeri i suksesshëm lexon së paku 60 libra në muaj.

Përmirësim i kujtesës

Kur lexoni truri i juaj bën shumë më shumë se sa deshifrimi i fjalë në një faqe. Leximi është një sfidë neurobiologjike që kërkon më shumë punë se sa dëgjimi i fjalimit apo procesimi i imazheve në tru.

Studimet tregojnë se leximi ndihmon në mbrojtjen e kujtesës.

Gjumë më i mirë

Nëse lexoni para se të flini, dhe e bëni këtë si ritual ditor, atëherë trupi mëson që pasi të lexoni është koha që të bini në gjumë./Gazeta Express/

TAGS