Këto janë 3 arsyet që jeni më të lumtur gjatë verës

Këto janë 3 arsyet që jeni më të lumtur gjatë verës

Plazhi, dielli, ditët e gjata dhe nata e freskët është gjithçka që ju duhet për të qenë më të lumtur. Kjo ndjesi vjen gjatë stinës së verës. Mirëpo arsyet specifike që ju jeni më të lumtur gjatë kësaj stine janë:

Dielli– Siç dihet, ekspozimi ndaj diellit është shumë i mirë për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Vitamina D, që merret kur ne i ekspozohemi rrezeve ka një numër të madh të efekteve pozitive. Disa prej tyre janë: parandalimi i sëmundjeve të zemrës dhe forcimi i eshtrave. Drita e diellit ndikon edhe në disponim duke përmirësuar shëndetin mendor, duke na bërë më të lumtur dhe duke zvogëluar rrezikun nga depresioni.

Ushqimi i lehtë– Të gjithë jemi dakord se gjatë verës konsumojmë ushqime më të lehta sesa gjatë dimrit. Këto ushqime përfshijnë një sasi më të lartë të frutave sezonal, perimeve dhe ujit. Ato përmbajnë komponentë të cilët i japin trupit më shumë energji, janë të lehta dhe treten shumë më lehtë.

Gjumi më i mirë– Kjo për shkak se zakonisht gjatë verës njerëzit kanë tendencë të flenë më herët dhe të zgjohen më herët. Ky cikël ndikon në rregullimin dhe përmirësimin e kualitetit të gjumit. /Gazeta Express.

TAGS