Këto janë detajet e fundit rreth rimeçit McGregor – Khabib

Pak kohë pasi që Conor McGregor e shkatërroi Donald Cerronen për vetëm 40 sekonda në Las Vegas, ka nisur të flitet për rimeçin e tij me Khabib.

Është folur se Moska do të jetë vendi mikpritës për këtë takim të madh.

Por fjalë tjera dalin se mund të jetë edhe stadiumi “Wembley” në Londër.

Megjithëse irlandezi e do idenë për të udhëtuar në Moskë për t’u hakmarrë, ylli i UFC Dana White menjëherë e përjashtoi atë.

White tha: “Ndeshja e dytë nuk do të ndodhë në Moskë, për shumë arsye”.

”Ka shanse të jetë në Britani të Madhe”.

MEDIAL.mk