Këto janë pamjet e para nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm në Shkup (FOTO)

hkupjanët qëndrojnë në rrugë nga frika e përsëritjes së ndonjë tërmeti tjetër, që sot e ka goditur tre herë.
Të gjithë shkupjanët janë të frikësuar të kthehen në shtëpi, njofton TetovaSot.Në rrjetet sociale kanë nisur të shpërndahen edhe pamjet e para të dëmeve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shkupin.
Sot qytetarët e Shkupit për herë të dytë ndjen tërmetin e fortë – këtë mëngjes me magnitudë prej 4.4 shkallë, ndërsa ai i orës 15:10 ishte edhe më i fuqishëm, me intensitet prej 5.3 gradë.
Tërmeti u ndje në pothuajse të gjitha qytetet Maqedonisë dhe në Serbi, Kosovë, Bullgari.
Për shkak të tërmetit të fortë ishte evakuuar qendra tregtare Capitol Mall në komunën Aerodrom.
Epiqendra e tërmetit të dytë ishte gjithashtu zona e Shkupit, njofton TetovaSot.
Sipas Qendrës Sizmologjike mediterane Evropiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 5 gradë të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 7 km në lindje të Shkupit.
Pas tërmetit të mëngjesit në Shkup u ndjenë dy tronditje të vogla 3.9 dhe 2.8 gradë të shkallës Rihter.
vero-168x300
10-44-620x330
5-108
4-95
3-121
2-210