Këto janë përfitimet në shëndet nga çaji i zi

Këto janë përfitimet në shëndet nga çaji i zi

Çaji i zi është një ndër lëngjet më të dashura në botë. Që nga Kina deri në Britani ka njerëz që e pinë rregullisht këtë lloj të çajit. Madje edhe në vendin tonë preferohet shumë.

Por përveç se ka një shije shumë të mirë, çaji i zi shërben edhe për shumë gjëra tjera.

Këto janë përfitimet në shëndet nga çaji i zi:

-Ndihmon në trajtimin e kancerit

Instituti Naaional i Kancerit ka listuar shumë studime dhe prova në të cilat vërtetohet se ky lloj i çajit shërben në parandalimin e kancerit. Kjo për shkak se përmban koncentrim të madh të antioksidantëve të njohura si pilofenole. Pilofenolet janë enzima që ndihmojnë në luftimin e qelizave të kancerit.

Gjithsesi nuk duhet të konsiderohet si zëvendësim i për tretmane standarte të kancerit.

-Ndihmon në shëndetin e zemrës

Një nga përfitimet më të njohura të këtij çaji është fakti se mbron shëndetin e zemrës. Po ashtu ndihmon në uljen e nivele të kolesterolit si dhe ulë tensionin e gjakut.

-Lufton diabetin

Çaji i zi ka efekte të forta kur vjen puna tek parandalimi i diabetit të llojit 2.

-Forcon sistemin e tretjes

Çaji i zi është një pije popullore gjatë kohëve të ngrënies në Azi. Mjekësia tradicionale thotë se çaji ndihmon në procesimin e problemeve në tretje.

Gjithashtu ndihmon në zbutjen e ngërçeve në bark dhe ndihmon në kalimin e diares.

-Mund të shtojë energjinë dhe fokusin

Çaji i zi konsiderohet si çaji me më së shumti kafeinë. Mund të ju japë shtysë në energji.

Këto janë përfitimet nga ky çaj, por gjithsesi preferohet që të pihet në mënyrë të përgjegjshme. Nëse teprohet mund të shkaktojë kokëdhimbje, marramendje dhe ankth. /Gazeta Express/

TAGS