Këto janë statistikat e Messi të cilat përgënjeshtrojnë brazilianin Pele

Këto janë statistikat e Messi të cilat përgënjeshtrojnë brazilianin Pele

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka shënuar mbrëmë golin e 600-të në karrierën e tij me skuadrën katalane.

Argjentinasi u përkujdes që goli i 600-të i tij të vinte me stil, duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, në ndeshjen të cilën Barca e fitoi 3:0 kundër Liverpool.

Pas golit numër 600, janë përhapur numrat që tregojnë se si ka shënuar ylli i Argjentinës këto gola me fanellën e kampionëve të La Ligas.

Sigurisht, ato nuk do t’i pëlqejnë aspak legjendës braziliane, Pele, i cili kishte thënë se Messi luan vetëm me këmbën e majtë.

Nga 600 golat e realizuar, 491 gola kanë ardhur pikërisht nga këmba e majtë e numrit 10-të të Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Në 85 raste të tjera, Leo Messi ka shënuar me këmbën e tij të djathtë, për të shtuar edhe 22 gola me kokë dhe dy gola me pjesët tjera të trupit.

501 nga 600 golat e ‘pleshtit’ kanë ardhur nga brenda zonës së 16 metërshit, kurse 99 nga jashtë.

Ylli argjentinas ka tundur rrjetën 70 herë nga pika e bardhë e penalltisë, kurse 42 herë nga gjuajtjet e lira.

Pra, duke parë statistikat, shihet qartë se Messi nuk është vetëm një këmbë e majtë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS