Këto janë ushqimet që duhet t’i hani kur jeni me grip

Këto janë ushqimet që duhet t’i hani kur jeni me grip

Nëse jeni nga ata persona që vuajnë rregullisht nga bllokimi i hundëve dhe jeni shumë të ndjeshëm nga të ftohtit, atëherë duhet t’i bëni disa ndryshime në dietën tuaj.

Ekspertët kanë treguar se ndjeshmëria e lartë ndaj të ftohtit apo gripit është e lidhur fort edhe me llojin e ushqimit që e konsumoni. Njerëzit që kanë imunitetet të dobët duhet të kujdesen, qe të hanë shumë fruta dhe perime. Për më tepër këshillohet pirja e 2-3 litrave ujë në ditë.

Sheqeri- ngrënia e tepërt e sheqerit nuk e nxit vetëm shtimin në peshë, por edhe e paralizon funksionimin normal të leukociteve.

Rënia në peshë- nëse jeni me mbipeshë, atëherë ju jeni të rrezikuar nga shumë sëmundje duke përfshirë këtu edhe gripet dhe ftohjet.

Stresi- nuk është rastësi që shumë njerëz sëmuren menjëherë pasi kanë përfunduar një projekt apo një takim të rëndësishëm. Stresi kronik dobëson sistemin imunitar dhe simptomat e ndonjë ftohjeje.

Mungesa e gjumit- nëse sëmureni më shumë se tre herë në vit, atëherë rezistenca dhe sistemi imunitar i trupit nuk është në rregull. Gjumi është një faktor tjetër, që ndikon në përkeqësimin e këtyre simptomave.

Disa nga ushqimet më të mira, të cilat përmirësojnë imunitetin janë: kosi, tërshëra, drithërat dhe produktet e detit. Gjithashtu edhe supa, mishi i pulës apo frutat me vitaminë C janë të domosdoshme. /Express

TAGS