Këto teste të thjeshta në dukje do t’ju bëjnë të mendoheni gjatë

Disa studime kanë treguar se zgjidhja e kuizeve është jashtëzakonisht e dobishme për trurin tuaj

Këto teste përforcojnë mendjen, përmirëson kujtesën dhe ju mëson t’i kushtoni vëmendje detajeve të vogla.

Dhe sigurisht është argëtim. Më poshtë keni sa dilema të vogla për të zgjidhur. Paçi fat.

Një djalë e urrente Kullën Eiffel. Ai çdo ditë, hante drekë në një vend që nuk e shikonte kullën. Ku ishte ky vend?

Pete e telefonoi gruan e tij dhe i tha që do të ishte në shtëpi në orën 8. Ai erdhi në 8:05. Ata nuk kishin ndonjë plan konkret, por gjithsesi gruaja u inatos shumë me të për vonesën. Pse u mërzit kaq shumë gruaja?

Cili nga këta djem ka peshën më të madhe?

Brendon u ul në një lokal dhe gjeti një mizë në kafen e tij. Ai i kërkoi kamerieres t’i sillte një kafe tjetër. Pasi kamerierja ia solli ai u nervozua shumë. Ai e kuptoi se ajo i kishte sjellë të njëjtin filxhan kafeje. Nga e kuptoi Brendon që ishte e njëjta kafe?

Përgjigjet:

1- Poshtë kullës.

2- Pete duhet të vinte në shtëpi në orën 8 të darkës, por ai erdhi në 8 të mëngjesit.

3 – I mesit, ka 25% më shumë peshë.

3- Kafja e dytë ishte e ëmbël. Brendon i kishte hedhur sheqer përpara se të gjente mizën.

/Telegrafi/

TAGS