Këto zona të Tiranës nesër dhe pasnesër do jenë pa energji elektrike

Këto zona të Tiranës nesër dhe pasnesër do jenë pa energji elektrike

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se në data 24-25 Korrik do të shkëputet energjia elektrike në disa zona të Tiranës.

OSHEE tha se për shkak të remontit të planifikuar në NST Qafë Mollë, në datat 24-25 korrik do të stakohet energjia në zonën e Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt.

Zonat në fjalë do të mbeten pa energji gjatë intervalit kohor 08:00-16:30.

Sipas njoftimit pa energji do të mbeten edhe zona Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë po në të njëjtat data për shkak të punimeve të OST për shtrimin e fibrës optike në linjën 220kV L220-9/2 Burrel – Elbasan. Intervali kohor i ndërprerjes së elektricitetit në zonat në fjalë do të jetë nga 08:00-16:30.