Gjykata Penale tashmë ka shkruar urdhrin për vuajtjen e dënimit me burg për Zoran Milevski – Kiçeec, i dënuar me tre vjet burg për rastin “Reket”. Ende nuk dihet se kur dhe në cilin burg duhet të paraqitet Milevski, pasi Gjykata Penale pret që urdhri t`i dorëzohet vetë Milevskit dhe avokatit të tij. Në bazë të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve, Kiçeec ka të drejtë të shtyj vuajtjen e dënimit. Ai u dënua me tre vjet burg, pasi u deklarua fajtor si i akuzuar i tretë në rastin “Reket”. Përveç tij, për zhvatje të rreth një milion eurove, në rastin “Reket”, të dënuar janë edhe Bojan Jovanovski – Boki 13, si dhe ish-shefja e Prokurorisë Speciale Katica Janeva.
Data 29.03.2024
Aktuale
- VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare
- Loredana tregon anën e saj që e prek më së shumti, i përloti të gjithë me fjalët e fundit
- VLEN hap shtabet në Saraj dhe Zhelinë
- Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë
- Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët
- Egzona del në iftar me mikeshat e saj të ngushta, po duken secila më e bukur me ‘hot’ se tjetra
- Njëra prej binjakeve siameze është martuar
- Filip Riker i ftuari i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmani