Kida shfaqet tejet tërheqëse në setin e ri fotografik

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Kida, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Lexo po ashtu:

Së fundmi, Kida ka realizuar një set të veçantë fotografik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë personale në Instagram.

Ajo shfaqet mjaft tërheqëse e grimuar dhe me flokët e kapura lart, ndërsa duket serioze para kamerës.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, teksa shumë prej tyre janë në pritje të këngës së saj më të re.

Përndryshe, Kida këtë vit përfundoi kontratën e saj me “ON Records”, ndërsa tani ka vendosur të vazhdojë e vetme në rrugën e saj drejt muzikës. /Telegrafi/

TAGS