Kim dhe Kendall nuk mund t’i ndalin të qeshurat në ‘Emmys Award’

Kim dhe Kendall nuk mund t’i ndalin të qeshurat në ‘Emmys Award’
23:18 | 23 Shtator 2019

Kim dhe Kendall qeshen gjatë fjalimit të tyre.

Familja e gjithëpranuar Kardashian mund të ketë mbizotëruar kulturën pop për dekadën e kaluar, por Kim Kardashian dhe Kendall Jenner u përballën me përqeshje në Emmy Awards 2019 pasi pretenduan se shfaqja e tyre, “Keeping Up with The Kardashians”, ishte “i vërtetë” dhe “pa skenare”, shkruan Cnn, transmeton lajmi.net.

Motrat u bënë pre e të qeshurave kur dolën në skenë në Teatrin Microsoft në Los Angeles të Dielën natën për të paraqitur çmimin Competition Program në ceremoninë vjetore.

Kardashian, 38 vjeç, filloi prezantimin e saj në këtë kategori duke i thënë audiencës së famshme: ” “Familja jonë e di mirë se sa i parezistueshëm mund të bëhet televizioni kur në qendër janë njerëz e vertet, që janë vetvetja.”

Para se Jenner të mund të recitonte linjat e saj, auditori shpërtheu në të qeshura që ishin aq të larta sa që të mund t’i kapte edhe transmetimi.

Dhe Jenner ashtu e shqetësuar vazhdoi linjën e saj të fjalimit nëpërmes gjithë të qeshurave duke thënë “duke i treguar tregimet e tyre, të pafiltruara dhe pa skenar”.

TAGS