Kim e shtyu lindjen e vajzës për të rregulluar thonjtë

Kim e shtyu lindjen e vajzës për të rregulluar thonjtë
15:51 | 22 Shtator 2019

Kim Kardashian ka thënë se e shtyu lindjen e vajzës për të rregulluar thonjtë.

Gjashtë vjet pasi mirëpriti vajzën e saj North West, ne akoma po mësojnë më shumë rreth rrethanave që lidhen me lindjen e saj. Kim nxitoi fshehurazi në spital dhe nëna e motrat e saj u përpoqën të kuptojnë se si ta trajtojnë situatën sa më qetësisht (dhe pa paparacët).

Kardashian West zbuloi se ajo u sigurua të kryente edhe disa punë para se të shtrohej në spital për lindjen e vajzës.”Kam nevojë për një McGriddle në McDonald’s,’ – i kishte thënë ajo shokut të saj dhe pastaj i kishte kërkuar që ta dërgonte te estetistja për t’u depiluar, gjatë rrugës që ata po shkonin për spital.

Mjekët e njoftuan atë se ajo duhej të shkonte në spital për lindje për shkak të preeklampsisë, një gjendje e tensionit të lartë që mund të jetë e rrezikshme për gratë shtatzëna. “Thonjtë e mi ishin të errët,” tha ajo. “Ishte kur isha ende në fazën time të errët të Linkin Park, me thonjtë e mi burgundy. Dhe unë thashë: ‘Jo, jo, jo, unë do të lind një vajzë, duhet të rregulloj thonjtë me një ngjyrë rozë të hapur.’

Pastaj në bisedë më doktorin e kishte pyetur, ‘A jeni i sigurt se duhet të lind tani, a mund të më jepni, dy orë të paktën? ‘Dhe ai i kishte thënë :’Mirë, takohemi pas dy orësh.”

Natyrisht, gjithçka funksionoi mirë. North West ka lindur e lumtur dhe e shëndetshme në 15 qershor 2013, dhe ajo ka qenë ikonike që nga ajo kohë.

Burimi: Glamour.com

TAGS