Kim Kardashian dhe Kanye West bëhen prindër për herë të katërt

Kim Kardashian dhe Kanye West bëhen prindër për herë të katërt
19:03 | 10 Maj 2019

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë mirëpritur fëmijën e katërt, që është djalë.

North, Saint dhe Chicago West tani kanë edhe një vëlla të vogël, shkruan Page Six, transmeton lajmi.net.

Kim Kardashian, 38 vjeç dhe Kanye West, 41 vjeç, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt, një fëmijë i lindur nëpërmjet një nëne surrogate, njoftoi të premten në Twitter.

“Ai është këtu dhe është i përsosur!”, ka shkruar ajo.

“Ai është sikur binjak i Chicagos. Jam e sigurtë se do të ndryshojë shumë, po tani ai duket sikur ajo”, shtoi më vonë Kim.

Ajo nuk e zbuloi emrin e të porsalindurit, por një burim tha për “Page Six” se foshnja është lindur të enjten më 9 maj dhe peshtonte 6 kilogramë.  /Lajmi.net/

TAGS