Kim Kardashian thotë se Kanye West e ngacmon duke i kërkuar të bëjnë sërish fëmijë

Ajo tashmë është nënë e tre fëmijëve.

Por Kim Kardashian zbuloi se burri i saj Kanye West po e ngacmon atë për të bërë më shumë fëmijë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu:

Ajo tregoi në episodin e së dielës në “Keeping up with the Kardashians”, se Kanye West po e ngacmon duke i thënë se dëshiron të ketë shtatë fëmijë.

Kim Kardashian West (Foto: Nicholas Hunt/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, Kim e cila fëmijën e tretë e solli përmes një nëne zëvendësuese, për arsye mjekësore, nuk është e etur të ketë më shumë fëmijë, dhe ajo ka një arsye më specifike.

Ajo tutje shtoi se bërja e një tjetër fëmije është e papërshtatshme në një botë kaq të pasigurtë.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

“Unë nuk mundem kurrë, veçanërisht në botën ku jetojmë”, shtoi ajo.

Përndryshe, Kim ka tre fëmijë: vajzat North dhe Chikago, dhe djalin Saint. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

TAGS