“Lexova diku për rënien e numrit të nxënësve shqiptarë në shkollën e mesme të muzikës në Shkup.
Sipas shefit shqiptarë të kësaj paraleleje, pengesë e madhe për mosregjistrimin e fëmijëve shqiptarë në këtë shkollë na qenkan edhe paragjykimet fetare se muzika është haram?!
Dhe sipas logjikës së këtij ‘eksperti’ del se feja islame ka më shumë ndikim te sllavo-maqedonasit ortodoks, te të cilët nga 30 nxënës në vitin e shkuar, numri i nxënësve sivjet ka rënë në 10, se sa te shqiptarët mysliman te të cilët rënia është nga 10 në 3?!
Sidoqoftë, ja edhe një temë interesante për debate televizive dhe për gazetarinë ‘hulumtuese’ e cila ka dhënë kontribut të veçantë për të dëshmuar se shqiptarët e Maqedonisë edhe kokën e kanë në formë të minares së xhamisë.
Më në fund edhe si mund të jetë ndryshe kur e kemi pru punën që çdo gomar ta shpallë veten ekspertë i muzikës!” (Kim Mehmeti).
Data 20.04.2024
Aktuale
- SASHK reagon ndaj vendimit të MASH-it për ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit
- Bora zgjodhi një dhuratë mjaftë speciale për Sarën
- 9 këshilla për të kuptuar se kë kemi përballë… sipas një ish agjenteje të FBI
- Arbana Osmani publikon pamje nga shtëpia saj
- Gjatë kontrollit policorë iu gjet e më pas iu sekuestrua lënda narkotike të rinjve nga Kumanova
- Filipçe: Refuzova ofertat për punë në SHBA, Zvicër, Gjermani vetëm për të qëndruar këtu
- Zgjedhjet Presidenciale/ Siljanovska: Tetë arsye përse duhen ndryshime!
- Zjarret në dy deponi në Zhelinë dhe Bogovinë