Kim Mehmeti: Mendjemadhësia shkatërrimtare e partiakëve kokëzbrazur!

Kim Mehmeti: Mendjemadhësia shkatërrimtare e partiakëve kokëzbrazur!

Mbase i nxitur nga grindjet e fundit brendapartiake në Lëvizjen Vetëvendosjes, shkrimtari Kim Mehmeti thotë se partitë shqiptare copëtohen e zhbëhen sepse shumica e themeluesve të tyre, nuk i ndërlidhë mes veti asnjë ideal i përbashkët, por vetëm ambiciet karrieriste dhe interesat personale. Me çka, sipas Kim Mehmetit, emblema e partisë për ta vlen vetëm aq sa mund ata t’i bëjë deputet apo kryetarë komunash. Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotët të shkrimtarit tonë Kim Mehmeti, të publikuar në faqen e tij të FB.

“Partitë shqiptare shpejtë themelohen, por edhe më shpejtë zhbëhen e copëtohen! Mbase shkaku se shumica e themeluesve të tyre, janë individ të parealizuar, me ambicie që i tejkalojnë aftësitë që ata kanë dhe të cilët, nuk i ndërlidh mes veti asnjë ideal i përbashkët, por vetëm karriera e tyre personale! Duke qenë të tillë, ata s’duan me askënd ta ndajnë famën dhe forcën e ngutshme që ua sjellë emblema partiake, andaj fillojnë ta luftojnë njëri tjetrin dhe ta rrënojnë partinë, duke i ngritur kështu përmendore mendjemadhësisë shkatërrimtare, që i dallon kokëzbrazurit!”, shkruan Kim Mehmeti./Almakos