“Sot shënohet 24-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ku forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Dhe 24 vite me radhë, zyrtarët serbë e vazhdojnë fushatën për mohimin e këtij gjenocidi, me arsyetimin se nuk janë përfshi edhe viktima gra e fëmijë!? Me çka edhe mund të thuhet se, duke dashur t’ua shpërlajnë mëkatin vrastarëve të vet monstruoz, ata vetëm sa e ‘vazhdojnë’ gjenocidin e Srebrenicës. Përndryshe Srebrenica asokohe ishte shpallur nga OKB-ja si “zonë e sigurt”, por trupat holandeze nuk vepruan, me çka forcat serbe e pushtuan zonën duke vrarë rreth 2 mijë njerëz në një ditë të vetme dhe, duke e vazhduar masakrën në mbi 15 mijë njerëz të tjerë që ishin fshehur në malet përreth! Andaj edhe mundë të thuhet se Srebrenica nuk shpërfaqë vetëm fytyrën kriminale të vrasësve serb, por edhe atë të pandjeshmërisë së kësaj bote ndaj myslimanëve të BeH!”, shkruan shkrimtari Kim Mehmeti.
Data 08.05.2024
Aktuale
- Mucunski: BDI-ja do të shkojë në opozitë
- “Më thoshin ti nuk do bëhesh, do përfundosh në rrugë” – Julian Deda rrëfën mes lotësh linjën e tij të jetës
- Mickoski: Skenarët për të cilët paralajmërova në fushatë u realizuan
- Taravari: Nesër zbulojmë programin e VLEN-it, pika e parë – rruga evropiane
- Ziadin Sela votoi vetëm për zgjedhjet parlamentare
- Arbër Ademi: Fronti Evropian sonte do të jetë dëshmitar i fitores historike
- Meta paralajmëron fitoren e VRMO ne Maqedoni: Programi ynë për Bujqësinë u aplikua me sukses nga kjo parti
- Përfundojnë procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut