Kimmich, transferimi i ëndrrave për Barcelonën

Kimmich, transferimi i ëndrrave për Barcelonën
18:47 | 22 Nentor 2019

Joshua Kimmich do të ishte transferimi i ëndrrave për skuadrën e Barcelonës.

Skuadra katalane është në proces për të identifikuar një lojtar për fazën defensive të skuadrës.

Barca do të synojë që të ketë nënshkrimin e një lojtari defensiv, dhe në listën e kampionëve të La Liga tashmë ka disa emra.

Por, sipas ‘Mundo Deportivo’, është ylli i Bayern, Joshua Kimmich, ai që do të ishte nënshkrimi i ëndrrave për Barcelonën, transmeton lajmi.net.

Emra si Nikola Milenkovic, Andreas Christensen e Lukas Klostermann janë gjithashtu në mendjen e Barcës, por akoma nuk ka ndonjë lëvizje formale.

Mbetet të shihet nëse katalanët do të bëjnë ndonjë lëvizje në drejtim të Joshua Kimmich, i cili luan edhe me Kombëtaren e Gjermanisë. /Lajmi.net/

TAGS