Kiracovski: Ivanovi të ikë pasi që po keqpërdor funksionin e presidentit për ta mbrojtur Gruevskin

Aleksandar Kiracovski nga LSDM-ja kërkon që presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov të ikë nga funksioni përmes të cilit po e mbron Nikolla Gruevskin.

“Gjorgje Ivanov, i vendosur në funksionin president i Republikës së Maqedonisë në zgjedhje kriminale dhe jo legjitime, duhet që menjëherë të ikë.

Njeriu, i cili duke e keqpërdorur institucionin President i Republikës së Maqedonisë po vendoset në shërbim të regjimit të Gruevskit dhe mbrojtjes së tij, nuk e meriton atë funksion.

Ky pushtet jo popullor duhet që të përgjigjet për veprat e saja kriminale dhe në atë mënyrë ta dërgojmë në histori.

Populli maqedonas këtë e di dhe e kërkon. Për këtë arsye gjendet në rrugë dhe sheshe, së bashku me të gjitha forcat demokratike në Republikën e Maqedonisë, me të vetmin qëllim, Liri dhe Demokraci.”, shkroi Kiracovski.