Kirk Douglas dhuron pasurinë e tij prej 61 milionë $ për bamirësi, ikona e Hollywood nuk i lë asgjë djalit Michael

Kirk Douglas dhuron pasurinë e tij prej 61 milionë $ për bamirësi, ikona e Hollywood nuk i lë asgjë djalit Michael

Gjatë jetës së tij Kirk Douglas gjithmonë ka financuar shoqata bamirëse. Pothuajse 20 ditë nga vdekja, tabloidi Mirror zbulon që aktori i famshëm amerikan ka dhuruar të gjithë pasurinë e tij për bamirësi, pa i lënë asgjë djalit të tij Michael dhe nipërve. Një pasuri prej 61 milion dollarësh.





Ylli që vdiq në 5 shkurt në moshën 103 vjeçare, kishte një pasuri prej 61 milion dollarë. Pjesa më e madhe e trashëgimisë (rreth 51 milion dollarë) janë destinuar për Fondacionin Douglas, e krijuar shumë vite më parë nga vetë Kirk dhe nga bashkëshortja e tij Anne për të ndihmuar personat e vetmuar dhe në vështirësi’. Mes benefiteve të fondacionit janë St. Laërence University, që financon bursat për studentët, Tempulli i Sinai të Westwood, ku ndodhet qendra për fëmijët ‘Kirk and Anne Douglas Childhood Center”, kinemaja e restauruar ‘Kirk Douglas Theatre’ e Culver City dhe në fund spitali pediatrik i Los Angeles.

Nuk është e qartë se kush do ta marrë pjesën e mbetur prej 10 milion dollarësh, por është e sigurt që nuk do të trashëgohen nga Michael dhe nipërit.

Michael sigurisht nuk mbetet pa gjë, sepse gjatë karrierës së tij si aktor dhe producent ka vënë një pasuri që I kalon 300 milion dollarët. Pak ditë pas vdekjes së babit të tij, ylli i ‘Wall Streert’ dhe ‘Basic Instict’, ka filluar të bëjë fushatë elektorale për Michael Bloomberg dhe ka marrë pjesë në një banket në Quincy, në Massachusetts: Bloomberg është një nga kandidatët më të mirë që kemi pasur në 40 vitet e fundit’, ka deklaruar aktori.

TAGS