‘Kisha vetëm telashe’, Alessio Aliaj zbulon ‘torturat’ nga vajzat shqiptare

‘Kisha vetëm telashe’, Alessio Aliaj zbulon ‘torturat’ nga vajzat shqiptare
20:08 | 18 Qershor 2019

Alessio Aliaj ka folur për raportin me vajzat shqiptare.

Modeli shqiptar Alessio Aliaj, është kthyer në Tiranë këtë fillim vere për të festuar ditëlindjen e parë të djalit, Elijah Zayn Alia. Bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, për pak kohë, Alesio ka lënë Australinë dhe ka fluturuar drejt vendlindjes për të kaluar një festë me miqtë dhe familjarët.

Pasditen e sotme, i ftuar në “Ftesë në 5”, në Top Channel, Alesio ka rrëfyer për jetën e re si baba i dy fëmijëve, angazhimet në punë, si edhe jetën e tij bashkëshortore.

Roli i babait për të nuk ka qenë gjithmonë komos, si të gjithë, por Katherin i ka ardhur gjithmonë në ndihmë dhe ka qenë përherë gati për t’u kujdesur për fëmijët e për t’ia bërë jetën më të lehtë një babai të angazhuar si ai. Pasi e pyeti edhe për këtë pjesë, Bieta e ngacmoi modelin e njohur edhe për raportet e tij me vajzat shqiptare. Në ndryshim nga këto të fundit, Katherin i ka treguar më shumë siguri Alesios: “Nga vajzat shqiptare, vetëm probleme kam pasur: Ku je, ku shkove, pse këtë, pse atë, pse i veshe pantallonat…” – tha ai me të qeshur duke shtuar se te bashkëshortja gjeti një natyrë më të qetë dhe shumë mirëkuptuese: “Ajo është e qetë, ka edhe ajo nervat e veta, sigurisht, por është e kuptueshme” – shton më tej Aliaj.

Sot, pas disa viteve bashkë, Alesio dhe Katherin gëzojnë dy fëmijët e tyre të vegjël, Jolie Rose Aliaj dhe Elijah Zayn Alia.

TAGS