Kishte fshehur drogë në çatinë e shtëpisë, arrestohet 49-vjeçari

Kishte fshehur drogë në çatinë e shtëpisë, arrestohet 49-vjeçari

Policia e Lezhës ka sekuestruar 6 kg 185 gr lëndë narkotike, ndërsa ka vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili e posedonte.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë B.P. vjeç 49, banues në Lezhë. Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit policia ka gjetur 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis sativa.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për hetimin e narkotikëve dhe forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, mbi  bazën e informacione të marra falë bashkëpunimit komunitet – polici, se një shtetas në banesën e tij fshihte drogë, kanë ushtruar kontroll të befasishëm, ku të shehur në çatinë e shtëpisë së tij në fshatin Barbullojë në Lezhë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë narkotike kanabis sativa.

U arrestua në flagrancë shtetasi B.P. vjeç 49, banues në Lezhë, i dyshuar si posedues i saj, për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.