Kjo është e ardhmja e Lucas Vazquez

Kjo është e ardhmja e Lucas Vazquez
Tash esht Koha

08:28 |

Lucas Vazquez pritet të largohet nga Real Madrid në përfundim të këtij sezoni.

28-vjeçari nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Zinedine Zidane dhe largimi drejt një tjetër ekipi mund të ishte zgjidhja më e mirë për sulmuesin e krahut.

Në fakt klubet pretendente për spanjollin nuk kanë munguar.

Gjatë merkatos së kësaj vere, Arsenal ishte një nga skuadrat më tepër të interesuara për shërbimet e 28-vjecarit, por mes dy klubeve nuk u arrit një marrëveshje.

Tashmë janë gjermanët e Bayer Leverkusen ata që kanë shprehur dëshirën për të pasur në skuadër Vazquez, që gjithsesi pritet që këtë sezon ta mbyllë me Los Blancos. /Lajmi.net/ 

autor: Lajmi.net

08:30 |

Tash esht Koha
TAGS