Kjo është fotoja e Casillas që Porto e publikoi një orë para sulmit në zemër

Kjo është fotoja e Casillas që Porto e publikoi një orë para sulmit në zemër

Kjo është fotoja e Casillas që Porto e publikoi një orë para sulmit në zemër

Portieri legjendar Iker Casillas, të mërkurën është shtruar në spital pas një sulmi në zemër të pësuar në stërvitje.

37 vjeçari sipas raporteve nga Portugalia, është jashtë rrezikut për jetë, por do të mbetet i shtruar në spital.

Ish portieri i Real Madridit, është ndjerë keq në stërvitjen e fundit të Portos, për t’u dërguar me urgjencë në spital, ku edhe është mësuar se ka të bëjë me një sulm në zemër.

Pak para përkeqësimit të shëndetit të Casillas, Porto ka postuar disa fotografi nga stërvitja e fundit e mbajtur sot, ku shfaqet edhe portieri spanjoll.

Edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Porto, portieri pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS