Kjo është gjendja e Iker Casillas pas sulmit në zemër

Kjo është gjendja e Iker Casillas pas sulmit në zemër

Iker Casillas është shtruar me urgjencë në spitalin e Portos, pas një problemi të shfaqur në zemër gjatë stërvitjeve ditën e mërkurë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet portugeze, që raportojnë se 37 vjeçari ka pësuar një arrest kardiak, përcjell ‘lajmi.net’.

Portieri spanjoll është detyruar t’i nënshtrohet një intervenimi të shpejtë kirurgjik, dhe gjendja e tij është stabile, me portierin që ka vetëdijen dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Casillas nuk do të jetë në gjendje të luajë për Porton në pjesën e mbetur të sezonit./Lajmi.net/

LAJMI I FUNDIT: Iker Casillas pëson sulm në zemër

[embedded content]

TAGS