Kjo është gjendja e Met Elshanit pas plagosjes me armë zjarri

Kjo është gjendja e Met Elshanit pas plagosjes me armë zjarri
18:17 | 17 Maj 2019

Met Elshani gjatë ditës së sotme ishte plagosur me armë zjarri në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se menaxheri i “On Records” është dërguar menjëherë në tretman mjekësor pas plagosjes, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar katër persona.

Përmes një postimi në Instagram, Meti ka treguar se gjendja e tij është e mirë, si dhe publikoi këngën e re nga Zzap dhe Fero.

“Flm per Brengosjen mir jam MOMO eshte nje super projekt qe kemi punuar shum knaquni me Kengen 💪🔥🔥 “, ka shkruar Elshani. /Lajmi.net/

TAGS