Kjo është kombëtarja e parë që siguron Euro 2020

Kjo është kombëtarja e parë që siguron Euro 2020
23:00 | 10 Tetor 2019

Belgjika është kombëtarja e parë që ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020.

Me një fitore të thellë 9:0 në shtëpi ndaj San Marinos, Belgjika ka siguruar një vend në garën më të rëndësishme evropiane.

Në këtë ndeshje për Belgjikën shkëlqeu Romelu Lukaku me dy gola të shënuara, që njëherit u bë edhe lojtari i parë që arrin të shënoi 50 gola për këtë ekip kombëtar.

Me këtë fitore, Belgjika numëron 21 pikë dhe renditet në vendin e parë në grupin I pas shtatë xhirosh, duke siguruar tashmë Euro 2020./Lajmi.net/