Kjo është makina e kryetarit të Federatës së Kosovës 

Kjo është makina e kryetarit të Federatës së Kosovës 

Makinë e bukur apo siç thonë në popull: E ka për qejfi. Sot e 40 vite është prodhuar kjo makinë. 
Makina është e kryetarit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

Ai e ka restauruar makinën e cila ka marr një formë të bukur. Është e markës BMW dhe e vitit 1980. 

“Dashuria e parë mbetet e para!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook. 

Këtë makinë e ruan si sytë e ballit sepse ia kujton rininë e tij.

Vëllezërit Kuka, Dritoni dhe Agroni, janë protagonistët që i sollën gëzime më të mëdha shtetit të Kosovës nga rrafshi ndërkombëtarë.  

Image

Ja sollën të gjitha medaljet e mundshme, deri të medalja e artë olimpike, të cilën e ka fituar xhudistja Majlinda Kelmendi në Rio 2016.  Vëllezërit Kuka  kanë ndërtuar një armatë sportistësh për medalje botërore, si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, talentja Erza Muminoviq etj.