Kjo është situata e QKUK-së, pasi tre anesteziologë e lanë punën

Kjo është situata e QKUK-së, pasi tre anesteziologë e lanë punën

Tre anesteziologë e braktisën së fundi Qendrën Klinike Universitar të Kosovës.

Kësisoj situata në këtë klinikë është edhe më e vështirë.

Lidhur me këtë situatë së fundi është deklaruar edhe anesteziologu, Shaqir Uka i cili tha se situata është mjaftë e vështirë për t’u përballuar.

Sipas tij janë dy arsyet kyçe që kanë quar deri në largimin e këtyre anesteziologëve.

“Besoj se janë dy arsye kryesore që është ardh deri te kjo gjendje.

E para është se oferta e spitaleve private me paga më dinjitoze me kushte më të mira të punës.

Dëshpërimi nga mos-miratimi i Ligjit për Paga që njëherë u pezullua e më pas u hoq krejt e shumë arsye të tjera e sidomos kushtet më të mira që po u ofrohen.

Ndikimi gjegjësisht mungesa e këtyre jo vetëm këtyre kolegëve por edhe atyre që janë të diagnostikuar me COVID-19 vërehet për çdo ditë e më tepër, anesteziologët janë të shpërndarë sot në 8 njësi punuese ku kryejnë kujdestari të rregullta, në njësitë Intensive, në thuajse secilën klinikë”, tha Uka në Dukagjin.

Tutje ai shtoi se gjatë gjithë kohës duhet të jetë një anesteziolog kujdestar, qoftë në sallën operative të rasteve urgjente të cilat nuk ndalen, qoftë nëpër klinikat e tjera.

“Ne disa minuta më parë patëm pranimin e radhës të pacientit në Urgjencë, një traumë që ka ndodhur gjatë ditës.

Anesteziologu duhet të qëndrojë dhe të jetë në gatishmëri 24 orësh, pavarësisht se duhet të kujdestararojmë çdo të katërtën apo dytën natë.

Ata që janë aktiv do të vazhdojnë të kujdestarojnë dhe të jemi në ballë të punës, përveç kësaj anesteziologët janë në gjendje gatishmërie, këta që jemi në QKUK në gatishmëri për t’u ndihmuar të gjitha klinikave të tjera, gjithku ku kërkohet ndihma e anesteziologut, e kjo është e përnatshme, e përditshme e përhershme.

Pandemia e ka bërë të vetën, shumica e mjekëve që deri në këto momente janë marrë me një lloj të patologjisë, tani po kanë nevojë të merren edhe me këtë patologji, edhe me këta pacientë, infektologët, pulmologët kanë bërë një punë të shkëlqyer deri më tash , por mendoj se 70%-80% e menaxhimit të pacientëve me COVID-19 menaxhohen sonte, gjatë ditës e nesër nga anesteziologët, janë pikërisht këta që merren me rrugët e frymëmarrjes, me trajtimin e tyre me ventilatorët e oksigjenoterapi e janë barrë shtesë pasi edhe më herët jemi marrë me probleme të tilla, por këta pacientë me COVID-19 kanë një patologji edhe më të rëndë sesa ajo që jemi marrë më herët.

Numri i vogël i anesteziologëve e bën edhe të vetën që puna e përditshme, kontakti direkt i stafit tonë me pacientin, me rrugët e frymëmarrjes, me vendin ku mund të infektohet direkt stafi qoftë i joni qoftë ai përcjellës bën që ne të jemi shumë të rrezikum dhe kjo ka pru deri tek një numër i stafit që është infektu”, shtoi ai./Indeksonline/

TAGS