Kjo është ushtarakja e Shqipërisë që humbi jetën në Letoni (Foto)

Kjo është ushtarakja e Shqipërisë që humbi jetën në Letoni (Foto)

Nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj ishte efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në Letoni, ndërsa të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Lexo po ashtu:

Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Lexo po ashtu:

Ndërsa sipas informacioneve të deritanishme Major Tanushi dhe Rreshter Kapaj janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni. /Telegrafi/

TAGS