Kjo merimangë ndodhet në shtëpi dhe kalb mishin e njeriut në pak sekonda

Kjo merimangë ndodhet në shtëpi dhe kalb mishin e njeriut në pak sekonda

Ky lloj i ri merimange i zbuluar së fundmi fshihet në dhomën e ndenjes dhe dhomat e gjumit në Meksikë dhe mund të vrasë menjëherë shumë pak pas kafshimit një person sipas ekspertëve ato janë “krejtësisht të ndryshme” nga çdo lloj tjetër i merimange në planet.

Këto lloj merimangash zakonisht strehohen në mobiljet prej druri dhe një pickim i tyre e kalb mishin e njeriut në vetëm pak sekonda.

Insektet vdekjeprurëse janë gjetur në Meksikë dhe kanë shkaktuar shqetësim te vendasit pas lëshimit të një paralajmërimi.

Merimanga e shtëpisë është gjetur nga shkencëtarët e ‘Universitetit Kombëtar Autonome të Meksikës’, të cilët dërguan paralajmërimin tek qytetarët.

Ky insekt është gjetur në qytetin e Tlaxcalas dhe është emëruar Loxosceles tenochtitlan.

Merimangat Loxoceles janë të njohura për një helm të fuqishëm shkatërrues të indeve që mund të shkaktojnë “lezione nekroze” në lëkurë deri në 40 cm.

Mund të duhen muaj për kurimin e plotë të lëkurës por me shumë mundësi edhe mund të mbetet gjatë si plagë mbase edhe e pashërueshme.

TAGS