Kjo sasi uji çdo mëngjes në lukth të zbrazët është ideale për pastrim të organizmit!

58 minuta më parë / E përditësuar

0Shares

Të gjithë e dimë mirë që uji pastron zorrët dhe rrit aftësinë e lukthit që të thithë të gjitha materiet e nevojshme ushqyese nga ushqimi

Shkencëtarë të shumtë nga vende të ndryshme kanë ardhur në përfundim që është ideale në mëngjes, sapo të zgjohemi dhe para se t’i lajmë dhëmbët dhe fytyrën, të pimë 600 ml ujë! – transmeton Telegrafi.

Pastaj nuk do të duhej të hanim asgjë apo të pinim gjatë 45 minutave të ardhshëm.

Pas kësaj kohe mund të hamë kafjall, apo që dy orët e ardhshme asgjë të mos fusin në organizëm.

Në rastin e tillë uji do të ndihmojë në eliminimin e helmeve nga organizmi ynë. Kjo, në rend të parë, vërehet në lëkurën e fytyrës dhe të trupit, e cila do të bëhet më e freskët dhe më e pastër.

Megjithatë, nëse nuk fusim mjaft ujë në organizëm, rritet rreziku nga sëmundje të ndryshme dhe probleme shëndetësore siç janë: kanceri i gjirit dhe i mitrës, leukemia, diabeti, gurët në veshka, astma, kapsllëku, dhembja e kokës e shumë sëmundje të tjera.

Nëse megjithatë ju duket e tepërt të pini 600 ml ujë sapo të zgjoheni në mëngjes, duhet të filloni me sasi më të vogël të cilën gradualisht duhet ta shtoni. /Telegrafi/

TAGS