Kjo vitaminë mund t’ua rrisë jetëgjatësinë personave me kancer

Kjo vitaminë mund t’ua rrisë jetëgjatësinë personave me kancer

Vitamina D mund t’u rrisë jetëgjatësinë personave të prekur nga kanceri. Të paktën këtë kanë zbuluar disa studiues nga Universiteti i Michigan-it.

Zbulimet sugjerojnë se vitamina bart me vete përfitime të rëndësishme veç mbajtjes shëndetshëm të eshtrave.

Tarek Haykal, udhëheqësi i studimit, tregon:

Vitamina D ka efekt të rëndësishëm në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes mes atyre që janë të diagnostikuar me kancer, por faktikisht nuk ka treguar ndonjë dëshmi se mund të na ndihmojë ta parandalojmë kancerin.”
Haykal ka theksuar gjithashtu se sasia e saktë që duhet përdorur dhe se çfarë nivele nevojiten në gjak është ende e panjohur.

Studiuesi shton gjithashtu se është e paqartë se sa e rritë jetëgjatësinë vitamina D.

TAGS