7 March 2018 / 12:03
Klinika Universitare e Sëmundje të fëmijëve u pajis sot me pajisje për respiratore për foshnjat e lindura para kohe, përkatësisht foshnjat tek të cilët nevojitet përmirësim i volumit të mushkërive. Bëhet fjalë për donacion të marrë me mbështetje nga Ambasada Gjermane dhe projekti Hope.
Me rastin e dhurimit, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ambasadori gjerman Tomas Gerberih, sot e vizituan Repartin e kujdesit intensiv dhe terapi.
Ministri Filipçe falënderoi ambasadorin gjerman për mbështetjen të cilën e japin për projektin PeriMak, i cili, siç tha, është një nga projektet prioritare, ndërsa i dedikohet zvogëlimit të vdekshmërisë tek foshnjat e sapolindura. Ai theksoi se bëhet fjalë për donacion të një aparati të posaçëm me të cilin lehtësohet frymëmarrja para së gjithash tek foshnjat e lindura para kohe, por edhe tek të sapolindurit të cilëve u nevojitet lloj i këtillë i ndihmës.
“Me këtë projekt jashtëzakonisht përmirësohen kapacitetet, por edhe potencialet e institucioneve tona shëndetësore publike posaçërisht në sferën e neonatologjisë. Shpresoj se ky është fillim i një bashkëpunimi të rëndësishëm me Ambasadën gjermane dhe vazhdim i projektit i cili filloi si bashkëpunim midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondacionit projekt Hope”, shtoi Filipçe.
Ambasadori Gerberih theksoi se nder dhe kënaqësi e madhe është për të që me mjetet nga projektet e vogla të Ambasadës gjermane kanë pasur mundësi të inkuadrohen në një projekt me të cilin e kanë mbështetur Repartin për kujdes intensiv dhe terapi të Klinikës së fëmijëve.
“Kjo është edhe një shenjë se Maqedonia dhe Gjermania kanë bashkëpunim shumë të mirë dhe në këtë mënyrë dëshirojmë të tregojmë se nuk zhvillojmë vetëm politikë të madhe, por ndihmojmë konkretisht në vende ku kjo është e nevojshme”, shtoi Gerberih.
Drejtoresha e Klinikës e Sëmundje të Fëmijëve Katarina Stavriq u falënderua për donacionin dhe theksoi se miqësia me Ambasadën gjermane është e vazhdueshme. Shfaqi shpresë se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej.
“Në Repartin për kujdes intensiv dhe terapi ka 16 fëmijë, ndërsa fëmija më i vogël i lindur në javën e 28-të të gjestacionit ka 450 gramë dhe me të vërtetë është sukses i madh dhe këtyre foshnjave të lindura para kohe t’u japim mundësi që të mbijetojnë. Bëhet fjalë për shtatzëni binjakësh, njëri fëmijë tanimë është lartë në Repart, ndërsa i dyti ende ka nevojë për mbështetje”, shtoi Stavriq.