Klitschko kujton dy vjetorin e humbjes nga Joshua, jep shenja për rikthimin në ring?

Klitschko kujton dy vjetorin e humbjes nga Joshua, jep shenja për rikthimin në ring?

Klitschko kujton dy vjetorin e humbjes nga Joshua, jep shenja për rikthimin në ring?

Kanë kaluar dy vite që kur Wladimir Klitschko u nokautua nga britaniku Anthony Joshua.

Këtë gjë e ka kujtuar edhe vet boksieri ukrainas, i cili madje ka dhënë edhe disa shenja se mund të kthehet në ringun e boksit.

Muaj më parë flitej se ukrainasi do të nënshkruajë një kontratë për tri ndeshje me ‘DAZN’, por deri më tani asgjë nuk ka pasur konkrete.

Me Joshuan, Wilder dhe Tyson Fury që duken sikur të pamposhtur dhe po shmangin njëri tjetrin, tifozët e boksit do të ‘çmendeshin’ nëse Klitschko do të kthehej në ring.

E për këtë, ai ka dhënë një shenj interesante në postimin e tij të fundit në ‘Twitter’.

“Edhe pse unë  nuk fitova titujt më 29 prill të vitit 2017, për mua, ishte një nga ditët më të mira në karrierën e gjatë të boksit (deri më tani). Faleminderit Anthony Joshua që ishte kundërshtar perfekt dhe pjesë e dëshirës sime për të qenë përsëri kampion” ka shkruar Klitschko, transmeton lajmi.net.

Dillian Whyte flitej se mund të ishte një nga kundërshtarët potencial të ish kampionit të unifikuar botëror për peshat super të rënda.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme të Wladimir Klitschko. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS