Klopp e kritikon ashpër Unitedin: Sa herë që vijmë në Old Trafford, ata vetëm mbrohen

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar ashpër stilin e lojës së Manchester Unitedit në barazimin 1:1 të dielën, duke thënë se stili mbrojtës i lojës së skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer nuk i përshtatet historisë së këtij derbi.

Unitedi dhe Liverpooli u ndan baras 1:1 pas golave nga Marcus
Rashford dhe Adam Lallana në derbin e Premierligës të dielën në Old Trafford,
transmeton Gazeta Express.

Djajtë e kuq luajtën me pesë mbrojtës dhe e mbajtën topin në
pronësi vetëm 32 për qind gjatë ndeshjes, si dhe u mbrojtën pothuajse gjatë
gjithë kohës pas golit të epërsisë në pjesën e parë.

Lallana e shpëtoi skuadrën e Kloppit nga humbja e parë në ligë këtë sezon me golin e barazimit në minutën e 90+2, megjithatë.

I pyetur për taktikat e kundërshtarit, trajneri gjerman tha
se Unitedi gjithmonë ka luajtur futboll mbrojtës sa herë që skuadra e tij e ka
vizituar Teatrin e Ëndrrave.

“Stili i Man Unitedit nuk më tërbon. Unë nuk jam personi që
duhet të shqetësohet për stilin e tyre”, tha Klopp pas ndeshjes.

“Ama është fakt se sa herë vijmë këtu, ata vetëm mbrohen. Në
rregull është, nuk po kritikoj, po e them një fakt”, shtoi ai. /Gazeta Express/

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/