Klopp me këmbë në tokë, thotë se skuadra do të luajë me seriozitetin më të madh ndaj Portos

Klopp me këmbë në tokë, thotë se skuadra do të luajë me seriozitetin më të madh ndaj Portos

Klopp me këmbë në tokë, thotë se skuadra do të luajë me seriozitetin më të madh ndaj Portos

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka thënë se skuadra e tij do të ketë respektin maksimal për kundërshtarët nga Portugalia, Porto.

Pas fitores ndaj Southampton, Liverpool janë ngjitur në vendin e parë në klasifikimin në Premierligë, dhe entuziazmi në skuadër duket i madh.

Megjithatë, trajneri gjerman ka bërë të ditur se skuadra e tij ambicioze nuk do ta shoh Porton si punë të lehtë.

“Ne jemi shumë ambicioz. Ne do të provojmë gjithçka. Është ‘Anfield’, çerekfinale, dhe një ndeshje e madhe për ne” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk jemi sikur Real Madrid që ka fituar trofeun për tri vite radhazi. E duam këtë trofe dhe do të japim gjithçka” ka thënë tutje gjermani.

Liverpool do të jetë nikoqir i Portos në ‘Anfield’ për ndeshjen e parë të fazës çerekfinale, në ndeshjen e së martës. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS