Klopp shpjegon pse Shaqiri mungoi dje ndaj Wolves

Klopp shpjegon pse Shaqiri mungoi dje ndaj Wolves
14:35 | 30 Dhjetor 2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka sqaruar pse Xherdan Shaqiri nuk ishte pjesë në skuadrën e ndeshjes së djeshme kundër Wolves.

Klopp thotë se ylli zviceran “do të kishte startuar” por është konfirmuar se ai nuk ishte i disponueshëm për shkak të lëndimit.

Reds kishin bërë vetëm një ndryshim nga skuadra që mposhti Leicester City 4-0, me Naby Keita i cili ishte në stol – kurse Adam Lallana ishte në formacionin e parë, përcjell lajmi.net.

Klopp i tha Sky Sports: “Ne menduam sigurisht për të [duke bërë më shumë ndryshime] por ishte, për arsye të ndryshme, në të vërtetë jo e mundur”.

“Ndoshta një ndryshim tjetër do të ishte i mundur. Shaq do të kishte startuar dje  por ai nuk ishte i disponueshëm dhe kështu ishte formacioni”.

“Po, është intenzive për të gjithë, por ne e dimë që duhet të luftojmë”. /Lajmi.net/ 

TAGS