Klopp zbulon disa detaje lidhur me lëndimin e Gini Wijnaldum

Klopp zbulon disa detaje lidhur me lëndimin e Gini Wijnaldum
16:46 | 14 Dhjetor 2019

Gini Wijnaldum është emri më i ri në listën e të lënduarve tek Liverpool.

Liverpool morri tri pikë të rëndësishme ndaj Watford, por bashkë me tri pikët edhe lajmin e hidhur për dëmtimin e holandezit Wijnaldum.

Mesfushori i ‘Reds’ u obligua të zëvendësohet më herët sesa ishte planifikuar, për shkak të një dëmtimi që i pamundësoi vazhdimin e ndeshjes.

“Është një problem muskulor. Ai pritet të jetë i gatshëm për të udhëtuar drejt Katarit, por problemi im është se nuk e di se çfarë dëmtimi është” ka thënë Klopp pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Kurrë nuk duam që lojtarët të kenë probleme muskulore, por në këtë moment, është më e vështirë. Të gjitha skuadrat kanë problemet e njëjta” ka shtuar gjermani.

Liverpool do të ketë një kalendar mjaft të vështirë në vazhdim, dhe mungesa e Gini do të ishte goditje e rëndë. /Lajmi.net/

TAGS