KLP vendos pikët, Olsian Çela drejt zgjedhjes si kryeprokurori i Shqipërisë

KLP vendos pikët, Olsian Çela drejt zgjedhjes si kryeprokurori i Shqipërisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pikëzimin për tre kandidatët për kreun e prokurorisë së përgjithshme të vendit.

Në krye të listës ndodhet Olsian Çela, i cili pritet të zgjidhet nga kuvendi nëse në parlament vendoset që parlamenti t’i përmbahet listës së sjellë nga KLP.

Konkretisht: Olsian Çela mori 459 pikë;

Arta Marku 406 pikë;

Fatjona Memçaj 362 pikë