Klubi nga La Liga ia mësyn Shkodran Mustafit

Klubi nga La Liga ia mësyn Shkodran Mustafit

Futbollisti shqiptar pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës për t’u rikthyer në kampionatin spanjoll

Shkodran Mustafi e kishte një eksperiencë të jashtëzakonshme në La Liga, ku kishte luajtur për Valencian, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, që prej transferimit në Arsenal futbollisti shqiptar nuk është më ai i mëparshmi.

Përfaqësuesin gjerman e kanë vërshuar kritikat në dy sezonet e fundit dhe ai nuk po duket të jetë i denjë për Premierligë.

Prandaj, interesim për ish-futbollistin e Evertonit dhe Sampdorias ka shfaqur përsëri Valencia, e cila dëshiron ta rikthejë atë në Spanjë, duke e pasur parasysh se e ardhmja e Garay nuk është e qartë, ndërsa Gabriel Paulista e Mouctar Diakhaby nuk dihet nëse do të jenë më pjesë e këtij klubi.

Nga ana e tij, Mustafi nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Gjermani, ku e kishte nisur karrierën si futbollist profesionist. /Gazeta Express/

TAGS