Koci thotë se Kosova nuk e ka plotësuar kushtin religjioz për liberalizim të vizave

Avokati Arianit Koci ka zbuluar një kusht interesant se pse nuk ka liberalizim të vizave.

Koci, përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë se Kosova nuk e ka plotësuar një kusht natyror- religjioz për liberalizimin e vizave. “Shumica e popullatës është myslimane”.

Ai thotë se “Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së”.

Postimi i plotë i Kocit:

“Kosova s’e ka plotësuar një kriter interesat për liberalizim

Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Por, nuk e ka plotësuar një kusht natyroro religjioz: Shumica e popullatës është myslimane.

Sidoqoftë, thellësisht jam i bindur që ne shqiptarët, jemi një ndër popujt më tolerant në aspektin fetar.

Islamofobia është e rrënjosur në disa qarqe ekstreme të BE-së.

Dicka duhet të bëhet për të ndryshuar këtë mentalitet. Ndoshta, luftimi i krimit dhe korrupsionit edhe më shumë do të mund ta zvogëlonte peshën e religjionit në vendimet e BE-së”, ka shkruar Koci. /Telegrafi/

TAGS