18 June 2018 / 18:29
Ndryshe nga shefi i diplomacisë greke, Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq theksoi se Bashkimi Evropian do t’i referohet vendit si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë për aq kohë sa Marrëveshja nuk kalon të gjitha filtrat deri te miratimi final i saj.
Marrëveshja është arritur, por mbeten një numër hapash që duhet të ndërmerren që të kompletohet. Për komunikim zyrtar do të vazhdojmë ta quajmë Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, siç është rasti me komunikatat tona të deritanishme – deklaroi Maja Kocijançiq, zëdhënëse e KE-së.
Alsat-M