Kocijançiq: Status-quo në dialogun Kosovë-Serbi, nuk është opsion

Kocijançiq: Status-quo në dialogun Kosovë-Serbi, nuk është opsion

Një rritje prej njëqind për qind e tarifave të vëna nga Prishtina për produktet nga Serbia dhe BeH jo vetëm që qëndrojnë në rrugën e dialogut, por edhe rrugën e integrimit evropian të Kosovës, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq duke shtuar status-quo nuk është opsion.

Në një intervistë për Shekullin, Kocijançiq rikujtoi se deri më tani është thënë se Bashkimi Evropian, SHBA dhe vendet e tjera i kërkuan Prishtinës zyrtare të shfuqizojë masën në mënyrë që të lejojë një vazhdim më të shpejtë të dialogut.

“Ky status nuk është një opsion dhe nuk ka alternativë për vazhdimin e shpejtë të dialogut mes palëve. Tarifat jo vetëm që qëndrojnë në rrugën e dialogut, por qëndrojnë në rrugën e integrimit evropian të Kosovës”, tha Kocijançiq. /KP/

TAGS