Koha kur BDI e ngrinte në qiell me lëvdata kryeprokurorin Lubomir Jovevski (VIDEO)

Koha kur BDI e ngrinte në qiell me lëvdata kryeprokurorin Lubomir Jovevski (VIDEO)

Nuk ka kaluar shumë kohë, prej se kur BDI-ja e ngrinte në qiell me lëvdata, kryeprokurorin e përgjithshëm, Lubomir Jovevski.  Derisa dy depuetë të BDI-së dje kishin dalë në protestë para Qeverisë për të kërkuar drejtësi për “Almirin”, si për ironi të fatit njëri prej tyre, Xhevat Ademi, në seancën e Kuvendin kur ishte votuar kryeprokurori aktual Jovevski, ai e kishte mbrojtur këtë të fundit, duke thënë se do ndihej krenarë në të ardhmen për votën e dhënë për të.

“Këtu nga kjo foltore do t’ju tregoj se sot krenohem që si deputet i shumicës nuk votova për Marko Zvrlevskin, prandaj dua që nesër si deputet i shumicës  të krehohem se votova për Lubomir Jovevskin. Shpresë më jep përvoja e tij, jurist që në vitin 1987, gjykatës, prokurorë publik” – tha deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi.

Ndryshe, Kryeprokurori i Përgjithshëm, Lubomir Jovevski u zgjodh si kryeprokuror më datën 25 dhjetor të viti 2017, me 61 vota “pro” që u siguruan me vështirësi nga shumica parlamentare, edhe atë pas dy tentimeve të dështuara për të siguruar kuorum.

Ndërkaq, dje organizatorët e protestës para Qeverisë me moton “Drejtësi për Almirin” kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të kryeprokurorit Joveski, për shkak të rikualifikimit të lëndës së Almirit nga “vrasje” në “aksident në komunikacion”./ Almakos

Përgatiti: Emad Mehmeti
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com