Koke: Mund ta fitojmë Champions-in, por fillimisht duhet të shmangim dështimin

Koke: Mund ta fitojmë Champions-in, por fillimisht duhet të shmangim dështimin

Deri në momentin e pezullimit, sezoni i Atletico Madrid nuk ka qenë shumë pozitiv. Colchoneros, në fakt, janë eliminuar në Superkupën e Spanjës dhe mban vendin e gjashtë në renditje.

E vetmja kënaqësi për madrilenët ka qenë kualifikimi në çerekfinalet e Champions League pasi kanë eliminuar Liverpool-in në Anfield.

Rfillimi i futbollit mund t’i ofrojë mundësinë Atletico Madrid që ta kthejë këtë sezon një sezon të paharrueshëm. Mesfushori Koke ka shprehur këndvështrimin e tij në Cadena Cope:

“Kur flas me miqtë e mi, u them gjithmonë se ky është viti i duhur për ta fituar Champions League. Nuk i kemi eliminuar rastësisht kampionët në fuqi”.

“Megjithatë, në fillim duhet të mendojmë për La Liga-n, duke parë se Champions do të kthehet në gusht. Duhet të dalim mes katër të parëve, nëse nuk do ta bëjmë, do të jetë një dështim”.

MEDIAL.mk