Kokëçarje për Valverden – Përveç Messit, edhe Dembele në dyshim për El Clasico

Te Barcelona po ka nervozizëm rreth të rejave në lidhje me lëndimet e dy yjeve, Lionel Messi dhe Ousmane Dembele.

Fati i shortit në Copa del Rey deshi që Barcelona dhe Real Madridi ta shohin njëra-tjetrën rival të tyre në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë El Clasico në mes të Barcelonës dhe Realit do të zhvillohet pas tri ditëve, në mbrëmjen e së mërkurës nga ora 21:00 në Camp Nou.

Lexo po ashtu:

Megjithatë, te Barcelona po frikësohen shkaku i disa mungesave të mëdha që mund t’i kenë për këtë ndeshje.

Dembele dhe Messi mund të jenë mungesat e mëdha të Barçës në El Clasico

I pari që përfolët është ylli i madh argjentinas, Messi, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së shtunës mbrëma ndaj Valencias.

Messi pësoi një dëmtim në kofshë pas një goditje nga një lojtar i Valencias, ndërsa të hënën pritet të ketë lajme të të freskëta në lidhje me këtë lëndim.

Lexo po ashtu:

Në anën tjetër, edhe Dembele mund të mungojë në El Clasicon e parë dhe kjo ka krijuar kokëçarje për trajnerin Ernesto Valverde.

Sulmuesi francez u lëndua në ndeshjen e para dy javësh ndaj Leganes dhe ende nuk është në kondicionin më të mirë fizik. /Telegrafi/

Lexo po ashtu:

TAGS