Kolona të gjata në Merdare e Mutivodë – pritje disa orëshe

Kolona të gjata në Merdare e Mutivodë – pritje disa orëshe

Fillimi i ditëve të nxehta sjell në Kosovë edhe shumë bashkëatdhetar, por që ballafaqohen me pritje të gjata në Merdare e Mutivodë.

Sipas matjeve të bëra sonte nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar në MPB, në pikëkalimin kufitar të Merdares, pritjet në hyrje kanë qenë të gjata 200-240 minuta apo katër orë, njofton Klan Kosova.

Pritje ka edhe në Mutivodë, teksa mërgimtarët janë bllokuar në kolona deri në tre orë, kolonat nga automjetet kanë arritur deri në 1 mijë e 700 metra.

Dheu i Bardhë është pak më mirë në këtë aspekt pasi pritjet arrijnë deri në 40 minuta.

TAGS