Kombëtarja angleze e do hotelin që e shfrytëzon Kosova, “Dardanëve” mund t’i duhet akomodim i ri

Kombëtarja angleze e do hotelin që e shfrytëzon Kosova, “Dardanëve” mund t’i duhet akomodim i ri

Me 17 nëntor këtë vit, Kosova do të presë Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të zhvilluar ndeshjen e fundit për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Edhe pse kanë mbetur më shumë se 7 muaj deri te ndeshja, zyrtarët e Federatës së Futbollit të Anglisë kanë nisur tashmë që të kërkojnë hotel ku do të qëndrojë skuadra e tyre një ditë para ndeshjes me “Dardanët”.

Gazeta Express ka mësuar se Federata e Futbollit të Anglisë është duke shikuar mundësinë që të vendoset në hotelin “Emerald” që posedon 72 dhoma.

Nëse kjo realizohet, atëherë, burime të Gazetës Express brenda FFK-së, kanë bërë të ditur se Kombëtarja e Kosovës duhet të kërkojë hotel tjetër për të qëndruar para ndeshjes me Anglinë.

Kosova do të tentojë që deri në nëntor, të shkruajë histori dhe të sigurojë vendin e dytë në Grupin A, duke mos lënë asgjë për ndeshjen e fundit me “Tre Luanët” pasi do të ishte e vështirë për të nxjerrë rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit kundër tyre. /Gazeta Express/

TAGS